“Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë dëme gjatë trazirave në protestë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e prindërve për veprimet e fëmijëve të tyre të mitur.
Gjithashtu, Rama theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave radikale për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.
“Kush shkatërron, duhet të paguajë. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie dhe do të paguajnë dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre. Nuk jam i idesë së përgjegjësisë për të miturit. Përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Evropa: ulja e moshës dhe e qasjes.
Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit. Është koha për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe si do ta drejtojmë gishtin ndaj kësaj mase agresorësh të dinjitetit njerëzor, të cilët, përmes rrjeteve sociale, ua marrin njerëzve qetësinë familjare.
Kjo është diçka që dihej, që kur nën puplat e flamingove fshiheshin edhe duart që sot kanë dalë hapur. Por, nga ana tjetër, ajo që e sfidon një shtet e bën atë edhe më të fortë, vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton gjithë respektin e të gjithëve, siç tregojnë të gjitha faktet dhe jo publikimet mediatike”, u shpreh Rama.
The post “Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



