Shkëmbim i merkatos së verës: Donnarumma rikthehet te Milani, ylli i Rosonerëve te PSG

Bomba e merkatos së verës, Donnarumma rikthehet te Milani. Gianluigi Donnarumma është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë drejtuesit e PSG kanë vendosur ta nxjerrin në shitje. 26-vjeçarit i skadon kontrata me Parisienët verën e ardhshme dhe drejtuesit nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, […]

Shkëmbim i merkatos së verës: Donnarumma rikthehet te Milani, ylli i Rosonerëve te PSG

Bomba e merkatos së verës, Donnarumma rikthehet te Milani.

Gianluigi Donnarumma është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë drejtuesit e PSG kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Parisienët verën e ardhshme dhe drejtuesit nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se PSG i ka ofruar Milanit kartonin e Donnarummas në këmbim të Mike Maignan.

Maignan ende nuk e ka rinovuar kontratën me Milanin dhe nuk përjashtohet mundësia që Rosonerët ta pranojnë ofertën e PSG-së.