Shkëmbime territoresh në emër të paqes?/ Trump për frontin e luftës: Ende pa marrëveshje
“Nuk ka marrëveshje pa një marrëveshje!”– Me këto fjalë, presidenti amerikan Donald Trump përmbylli deklaratën e tij mbi samitin me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se edhe pse është arritur dakordësi në disa pika kyçe për përfundimin e luftës në Ukrainë, marrëveshja duhet të zyrtarizohet. Trump bëri të ditur se do të thërrasë NATO-n [...]Read More...

“Nuk ka marrëveshje pa një marrëveshje!”– Me këto fjalë, presidenti amerikan Donald Trump përmbylli deklaratën e tij mbi samitin me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se edhe pse është arritur dakordësi në disa pika kyçe për përfundimin e luftës në Ukrainë, marrëveshja duhet të zyrtarizohet.
Trump bëri të ditur se do të thërrasë NATO-n dhe do të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për gjithçka u fol në këtë takim.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se me Putinin kanë rënë dakord që lufta të mbyllet përmes një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh dhe garanci sigurie nga SHBA-të për Ukrainën.
I pyetur nga Sean Hannity i Fox News për mundësinë e koncesioneve territoriale në favor të Rusisë dhe angazhimeve amerikane për mbrojtjen e Ukrainës, Trump u shpreh: “Mendoj se këto janë pikat që kemi negociuar dhe për të cilat jemi dakord në masë të madhe. Në fakt, mendoj se pajtohemi për shumë gjëra. Takimi ishte i ngrohtë.”
Ai e quajti Putinin “njeri të fortë” dhe “të ashpër”, por shtoi se bisedimet ishin pozitive.
“Jemi shumë afër fundit. Por, shikoni, Ukraina duhet të bjerë dakord për këtë,” tha Trump, duke i dhënë një mesazh të qartë Zelenskyt: “Duhet bërë një marrëveshje.”