Shkurte Fejza Dekorohet me Çelësin e Tiranës nga Erion Veliaj

Në një ceremoni të veçantë, në prag të koncertit të saj jubiljar për 50-vjetorin e karrierës, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza u dekorua me Çelësin e Tiranës nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ky nderim i veçantë u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës dhe përfaqësimin e […] The post Shkurte Fejza Dekorohet me Çelësin e Tiranës nga Erion Veliaj appeared first on Ora24.tv.

Shkurte Fejza Dekorohet me Çelësin e Tiranës nga Erion Veliaj

Në një ceremoni të veçantë, në prag të koncertit të saj jubiljar për 50-vjetorin e karrierës, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza u dekorua me Çelësin e Tiranës nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ky nderim i veçantë u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës dhe përfaqësimin e denjë të kulturës shqiptare.

Shkurte Fejza, një nga zërat më të dashur dhe të respektuar të muzikës popullore shqiptare, ka një karrierë të pasur që përfshin pesë dekada krijimtari dhe përkushtim. Me këngët e saj, ajo ka arritur të preki zemrat e shumë shqiptarëve, duke u bërë një simbol i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Vlerësimi me Çelësin e Tiranës është një njohje e merituar për gjithë punën dhe përkushtimin e saj të palodhur.

The post Shkurte Fejza Dekorohet me Çelësin e Tiranës nga Erion Veliaj appeared first on Ora24.tv.