Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Austri, ka përcjellë urimet për të gjithë ata që “ecin në udhën e dijes – me libra në duar, me përkushtim në zemër dhe me shpresë në mendje”. “Çdo shtator sjell jo vetëm një rikthim në bankat e shkollës, […] The post Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor appeared first on Albinfo.

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në Austri, ka përcjellë urimet për të gjithë ata që “ecin në udhën e dijes – me libra në duar, me përkushtim në zemër dhe me shpresë në mendje”.
“Çdo shtator sjell jo vetëm një rikthim në bankat e shkollës, por edhe një kujtesë të qartë për vlerën e dijes dhe të punës së përditshme që bëhet nëpër klasat tona. Mësimi nuk është vetëm ushqim për mendjen, por edhe për shpirtin – një akt ndërtimi i heshtur që zgjat gjithë jetën. Në këtë udhëtim, gjuha shqipe dhe kultura jonë janë pjesë e pandashme e identitetit tonë kolektiv. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe është më shumë se një orë mësimore – është një mundësi për të mbajtur gjallë lidhjen me rrënjët, për të ndërtuar ura mes brezash dhe për të rritur fëmijë që e njohin dhe e duan veten në tërësinë e tyre”, thuhet në njoftim, transmeotn albinfo.at.
The post Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, “Naim Frashëri”, uron për fillimin e vitit të ri shkollor appeared first on Albinfo.