Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kontribuon me 600 mijë euro për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve në Suharekë
Zjarrëfikësit e Suharekës sot janë pajisur me një objekt të ri dhe modern, i cili do të ndërtohet me bashkëfinancim të Komunës së Suharekës dhe Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot në orën 10:00, në zonën industriale në Shirokë. Halil Kastrati ka njoftuar se shoqata “Jetimat e Ballkanit”

Zjarrëfikësit e Suharekës sot janë pajisur me një objekt të ri dhe modern, i cili do të ndërtohet me bashkëfinancim të Komunës së Suharekës dhe Shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot në orën 10:00, në zonën industriale në Shirokë.
Halil Kastrati ka njoftuar se shoqata “Jetimat e Ballkanit” kontribuon me 600 mijë euro, ndërsa Komuna e Suharekës me 250 mijë euro, për ndërtimin e këtij objekti.
“Ky investim mbi 850 mijë euro nuk është vetëm një ndërtesë por është mburojë për jetët tona, për shtëpitë tona, për fëmijët tanë”, shkroi Kastrati.