Shoqëruesit e dy presidentëve, delegacione të nivelit të lartë në Alaskë

Në tryezën e negociatave SHBA – Rusi këtë të premte në Alaska nuk do të diskutohet vetëm fundi i luftës në Ukrainë, por gjithashtu edhe një sere çështjesh dy palëshe në lidhje me marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit. Ndonëse Trump dhe Putin do të mbajnë një takim kokë më kokë këtë të premte, të dy [...]Read More...

Shoqëruesit e dy presidentëve, delegacione të nivelit të lartë në Alaskë

Në tryezën e negociatave SHBA – Rusi këtë të premte në Alaska nuk do të diskutohet vetëm fundi i luftës në Ukrainë, por gjithashtu edhe një sere çështjesh dy palëshe në lidhje me marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit.

Ndonëse Trump dhe Putin do të mbajnë një takim kokë më kokë këtë të premte, të dy presidentët janë të shoqëruar nga delegacionet e tyre. Shtëpia e Bardhë zbuloi në nisje të avionit presidencial drejt Alaskës se Donald Trump po shoqërohet në këtë udhëtim nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme Stevce Witkoff, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick si dhe kreu I CIA-s John Ratcliffe.

Pjesëtarë të tjerë të delegacionit Amerikan janë edhe sekretarja e Shtypit për Shtëpinë e Bardhë Karoline Leavittt, Susie Wiles shefe e stafit presidencial si dhe këshilltarë politik  dhe anëtarë të tjerë të zyrës së shtypit.

Me disa përjashtime të vogla, pothuajse të njëjtën strukture ka edhe delegacioni Rus sipas asaj që kanë zbuluar mediat ndërkombëtare. Vladimir Putin është i shoqëruar në këtë udhëtim nga Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov, ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov, Ministri i Mbrojtes Andrei Belousov dhe Ministri I financave Anton Siluanov. Pjesë e delegacionit të Moskës sipas fotove të publikuara është edhe Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, i sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapje të propagandës Ruse.

Përbërja e dy delegacioneve sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare tregon se mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të ketë diskutime sa i përket marrëdhënies ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Vetë Vladimir Putin hodhi te enjten  idenë e një marrëveshjeje të re për kontrollin e armëve bërthamore, për të zëvendësuar traktatin e fundit ekzistues, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kreu i Kremlinit ndonëse se pranon, vijon te jetë i shqetësuar mbi pasojat që sanksionet Perëndimore kanë lënë mbi ekonominë e vendit të tij.

Ndërsa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i cili ka marrë vëmendjen e mbarë botës, do të jetë konferenca e mundshme për Shtyp mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ajo që do të tregojë marrëveshjet e arritura mes palëve.