Shorti për Ligën e Konferencës – Gjilani e Tetova do të përballen mes vete në stadiumin “Fadil Vokrri”
Dy skuadrat shqiptare të cilat janë kualifikuar për Ligën e Konferencës tanimë dihet se janë FC Drita e Gjilanit dhe KF Shkëndija e Tetovës. Sipas shortit, u përcaktua që këto dy ekipe do të përballen mes vete. Sipas informacioneve të para, këto dy ekipe do të ndeshen më datën 2 Tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dy skuadrat shqiptare të cilat janë kualifikuar për Ligën e Konferencës tanimë dihet se janë FC Drita e Gjilanit dhe KF Shkëndija e Tetovës.
Sipas shortit, u përcaktua që këto dy ekipe do të përballen mes vete. Sipas informacioneve të para, këto dy ekipe do të ndeshen më datën 2 Tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 21:00.
Njoftimet e para për këtë informacion i ka dhënë ekipi futbollistik Shkëndija përmes rrjetit social Facebook ku edhe e kanë uruar ekipin nga Gjilani.
“Drita FC, urime kualifikimi në Conference League. Takohemi në Prishtinë, sepse bashkë i takojmë Evropës”, ka shkruar Kf Shkëndija në Facebook pas tërheqjes së shortit./Gayeta10