Shpat Kasapi tregon arsyet pse u zhvendos në Tiranë

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka zbuluar arsyet pse vendosi të largohet nga Shkupi dhe të vendoset në Tiranë. Ai ka thënë që arsyeja e parë është djali i tij, sepse në Tiranë sipas tij kopshtet janë më të mira si dhe gjuha në Shqipëri është me e pastër, shkruan lajmi.net. Si arsye tjetër është…

Shpat Kasapi tregon arsyet pse u zhvendos në Tiranë
Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka zbuluar arsyet pse vendosi të largohet nga Shkupi dhe të vendoset në Tiranë.

Ai ka thënë që arsyeja e parë është djali i tij, sepse në Tiranë sipas tij kopshtet janë më të mira si dhe gjuha në Shqipëri është me e pastër, shkruan

Si arsye tjetër është edhe fakti që ai ka mundësi shumë të mira ta zhvilloj karrierën e tij si biznesmen dhe si këngëtar.

Ja se çfarë ka thënë ai:

“Tirana është qyteti që gjithmonë më ka tërhequr. Kam nostalgji për Tiranën, kam fituar mbi 20 çmime. Kam një periudhë të mirë këtu.

Unë jam prodhim i Tiranës, Shqipërisë. Arsyeja e parë është djali im, Roeli por edhe mundësitë e mia për karrierë dhe punën.

Këtu në Tiranë do të hapë dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vjet po bëj që kam lënë diskun.

Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.

Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, është shprehur artisti. /