Shpërthejnë tre autobusë në Izrael/ Dyshohet për sulme terroriste, Tel Avivi: Nga grupe palestineze

Tre autobusë kanë shpërthyer në jug të Tel Avivit, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist, në dy autobusë të tjerë janë gjetyr dy pajisje që nuk arritën të shpërthenin. Ministri i Transportit Miri Regev ndaloi të gjithë autobusët dhe trenat në vend në mënyrë që të mund të [...]Read More...

Shpërthejnë tre autobusë në Izrael/ Dyshohet për sulme terroriste, Tel Avivi: Nga grupe palestineze

Tre autobusë kanë shpërthyer në jug të Tel Avivit, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist, në dy autobusë të tjerë janë gjetyr dy pajisje që nuk arritën të shpërthenin.

Ministri i Transportit Miri Regev ndaloi të gjithë autobusët dhe trenat në vend në mënyrë që të mund të kryheshin kontrolle për mjete shpërthyese, thanë mediat izraelite.

Policia izraelite tha se dyshon se pas sulmit ka motive nacionaliste, që do të thotë se forcat e sigurisë dyshojnë se pas shpërthimeve, qëndrojnë grupime palestineze.

Sipas mediave izraelite pajisjet e shpërthimit ishin identike, kishin kohëmatës dhe dukeshin se ishin të improvizuara.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu publikoi një deklaratë ku thuhej se ai po merr informacione të vazhdueshme për rastin dhe së shpejti do të bëjë një vlerësim të sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, në përgjigje ndaj sulmeve, udhëzoi ushtrinë që të intensifikojë operacionet e saj në Bregun Perëndimor.

Ai tha se njerëzit që përkrahin dhe strehojnë terrorizmin do të paguajnë një ccmim të rëndë./abcnews.al