Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të mërkurë në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe alarm tek banorët e zonës.
Si pasojë e forcës së shpërthimit, raportohet se janë shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e ndërtesës, ku përfshihen shembje muresh.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe nëse ka të lënduar.
The post Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



