OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jemi shumë të zhgënjyer, çdo ligj tjetër do të jetë më i dobët

OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jemi shumë të zhgënjyer, çdo ligj tjetër do të jetë më i dobët

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla në një konferencë për media ka folur në lidhje me kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kthimi i këtij ligji është i papranueshëm.

“Ju e dini se u ndërtua një kauzë që të votohet ai ligj, dhe gjithë ajo kauzë ra poshtë. Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë akt, dhe po presim reflektimin e deputetëve. Jemi të bindur se çfarë do ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ai që ka qenë”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se përgjegjësia për të i mbetet Kuvendit.

“Përgjegjësia iu mbetet institucioneve tona përkatësisht Kuvendit. Ne e kemi shprehur një zhgënjim të madh për këtë proces, dhe jemi shumë të pakënaqur me këtë që ka ndodh. Mbetet të shihet si do të veproj Kuvendi pasi është kompetencë e tij”, ka shtuar Syla. /Lajmi

The post OVL-UÇK kundërshton kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jemi shumë të zhgënjyer, çdo ligj tjetër do të jetë më i dobët appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.