Shqipe Mehmeti Selimi reagon lidhur me mungesën e saj në protestën nda Gjykatës Speciale në Hagë
Deputetja nga radhet e Levizjes Vetevendosje, Shqipe Mehmeti Selimi,ka reaguar me një postim ne rrjetin e saj social ne Facebook, lidhur me mungesën e saj në protestën e mbajtur më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale ne Hage. Selimi e cila është edhe gruaja e ish-deputetit të Levizjes Vetevendosje, i cili tash e pothuajse 5 vite

Deputetja nga radhet e Levizjes Vetevendosje, Shqipe Mehmeti Selimi,ka reaguar me një postim ne rrjetin e saj social ne Facebook, lidhur me mungesën e saj në protestën e mbajtur më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale ne Hage.
Selimi e cila është edhe gruaja e ish-deputetit të Levizjes Vetevendosje, i cili tash e pothuajse 5 vite gjendet ne paraburgim ne dhomat e specializuara te Kosovës ne Hage Rexhep Selimi, është shprehur se nuk ishte familjarja e vetme që mungoi.
“Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”,tha Selimi ne rrjetin e saj social ne Facebook.
Tutje, Selim tha se ne atë protest ishin vetë ata të cilët e votuan atë gjykatë.
“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:
82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:
30 nga PDK
34 nga LDK,
18 nga partitë e komuniteteve pakicë.”shkroi në facebok Selimi.