Shqipëri, me 73 vota pro, Kuvendi miratoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion dhe atë të Dezinformimit

Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisioneve të Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim, transmeton TCH. Deputetët që votuan kundër për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Dashamir Shehi, […]

Shqipëri, me 73 vota pro, Kuvendi miratoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion dhe atë të Dezinformimit

Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisioneve të Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim, transmeton TCH.

Deputetët që votuan kundër për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Dashamir Shehi, Kasem Mahmutaj, ndërsa abstenim ishte deputeti Bujar Leskaj.

Deputetët që votuan kundër komisionit të Dezinformimit ishin Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Isuf Çelaj dhe Tritan Shehu.

Pas votimit, i pari që reagoi ishte deputeti i opozitës Dashnor Sula, i cili e quajti komisionin “Xhafaj-Koti”, ndërsa akuzoi për mungesë transparence.

“Urime komisioni Xhafaj-Koti, nuk keni transparencë fare. Kemi tetë komisione të përhershme, duhet të keni patur parasysh që duhet të kishit përfshirë kryetarë dhe nënkryetarë të përhershëm, por kemi përfshirë vetëm pesë. Tre të tjera ju duken të papërshtatshëm, pse i keni përjashtuar tre komisionet të tjra që mos jenë në Komisionin Antikorrupsion. Shumë faleminderit dhe nuk e teproj kur them që është Komisioni Xhafaj-Koti”, tha Sula.

Socialistët kanë vendosur t’i besojnë komisionin Antikorrupsion Fatmir Xhafajt dhe do të ketë në përbërje 11 anëtarë, ndërkohë që zëvendëskryetari do të propozohet nga opozita. “Dezinformimi” do të drejtohet nga deputeti Erjon Braçe, sekretare Etilda Gjonaj ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko. Nga Demokraci dhe Integrim do jetë Melisa Doda dhe Fatmir Mediu nga Alenca për Ndryshim.

Ngritja e komisioneve për kritikët cilësohet si një nismë partiake, e krijuar për të luftuar publicitetin negativ mbi rastet e korrupsionit që përfshijnë ish-politikanë të partisë në pushtet.

Seanca e kësaj të enjte, u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ndërsa pati edhe një ndërprerje të seancës plenare, pasi deputetë të Rithemelimit, u mblodhën para foltores, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla që ndërpreu seancën.