Shqipëria gjobitet me mbi 86 mijë euro nga UEFA

UEFA ka vendosur që për herën e tretë ta gjobisë Shqipërinë. The post Shqipëria gjobitet me mbi 86 mijë euro nga UEFA appeared first on Albinfo.

Shqipëria gjobitet me mbi 86 mijë euro nga UEFA

Shuma e këtij dënimi që ka mbërritur në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, është hiç më pak se 86 mijë e 500 euro, përcjell albinfo.ch.

Kësaj radhe për shkak të disa incidenteve gjatë ndeshjes kundër Spanjës.

“Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.

The post Shqipëria gjobitet me mbi 86 mijë euro nga UEFA appeared first on Albinfo.