Shqipëria mposhtet edhe në miqësoren ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare ka humbur edhe miqësoren ndaj Ukrainës.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho u mposht 1-0, me një gol të pësuar në fillimin e pjesës së dytë.
Pas një harkimi nga e majta, topi shkoi në shtyllën e dytë ku Hutsuliak me kokë mposhti Strakoshën.
Shqipëria u mund në 26 mars nga Polonia, duke humbur shansin për të luajtur finalen e “playoff”-it të Botërorit, ndaj Suedisë.



