BFS: Shqipja mbetet ndër gjuhët më të folura në Zvicër

BFS: Shqipja mbetet ndër gjuhët më të folura në Zvicër

Shqipja vazhdon të jetë ndër gjuhët më të folura në Zvicër, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), përcjell albinfo.ch.

Statistikat zyrtare tregojnë se 292.717 persona, e deklarojnë shqipen si gjuhën e tyre kryesore. Me këtë shifër, shqipja renditet ndër gjuhët jozyrtare më të përhapura në vend dhe është përpara portugalishtes, ndërsa anglishtja mbetet gjuha jozyrtare me numrin më të madh të folësve.

Prania e madhe e shqipfolësve pasqyron edhe peshën e komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili prej dekadash është pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të vendit. Brezat e rinj të lindur dhe rritur në Zvicër, së bashku me mësimin plotësues të gjuhës shqipe, kanë ndikuar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare.

Të dhënat e BFS-së bazohen në deklarimin e gjuhës kryesore nga banorët dhe nuk përfaqësojnë statistika sipas përkatësisë etnike. Megjithatë, ato tregojnë qartë rëndësinë që gjuha shqipe ka fituar në peizazhin shumëgjuhësh të Zvicrës.

The post BFS: Shqipja mbetet ndër gjuhët më të folura në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.