LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front

Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa orë më parë një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ku dënoi aktet e dhunës të ushtruara nga protestuesit ndaj forcave të rendit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të policisë, si dhe një mbështetje financiare prej 2 500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.
Sakaq, Rama theksoi se mbetet i hapur për dialog me të rinjtë, por jo me ata që bëhen pjesë e dhunës.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se situata ka kaluar vijën e kuqe, duke theksuar se protestuesit që janë përfshirë në akte dhune nuk janë studentë dhe se kjo nuk është më një protestë studentore.
The post LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



