Shtatë ushtarë izraelitë vdesin gjatë një atentati

Shtatë ushtarë izraelitë u vranë gjatë një atentati në Rripin jugor të Gazës, njoftoi sot ushtria e shtetit hebraik.   Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Inxhinierisë së Luftimit, i cili është përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e [...]Read More...

Shtatë ushtarë izraelitë vdesin gjatë një atentati

Shtatë ushtarë izraelitë u vranë gjatë një atentati në Rripin jugor të Gazës, njoftoi sot ushtria e shtetit hebraik.

 

Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Inxhinierisë së Luftimit, i cili është përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas një hetimi fillestar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), një “operativ terrorist” palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar luftarak ”Puma”, me të cilin udhëtonin ushtarët për në Khan Yunis.

Pas shpërthimit, automjeti u përfshi nga flakët dhe përpjekjet për ta shuar atë ishin të pasuksesshme.

Të gjithë ushtarët vdiqën në flakët.