Si kampion flet Rashica: Është ndjenjë shumë e mirë, përfunduam një sezon shumë të mirë

Rashica flet si kampion: Është ndjenjë shumë e mirë, përfunduam një sezon shumë të mirë. Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23. Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve, shkruan Gazeta Express. Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin […]

Si kampion flet Rashica: Është ndjenjë shumë e mirë, përfunduam një sezon shumë të mirë

Rashica flet si kampion: Është ndjenjë shumë e mirë, përfunduam një sezon shumë të mirë.

Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.

Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 1:4, për të siguruar edhe matematikisht titullin.

Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes tha se është ndjenjë shumë e mirë të kurorëzohesh me titullin e kampionit.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”

Ndryshe, për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit.