S’kanë të mbaruar largimet nga Milan, dy lojtarë të tjerë lënë kuqezinjtë këtë verë

Te Milani këtë verë po ndodhin shumë ndryshime, jo vetëm në hyrje por edhe në dalje. Pas disa transferimeve të rëndësishme, klubi ka nisur procesin e largimit të disa lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ri. Dy emrat e radhës që pritet të largohen nga kuqezinjtë janë Yacine Adli dhe […]

S’kanë të mbaruar largimet nga Milan, dy lojtarë të tjerë lënë kuqezinjtë këtë verë

Te Milani këtë verë po ndodhin shumë ndryshime, jo vetëm në hyrje por edhe në dalje.

Pas disa transferimeve të rëndësishme, klubi ka nisur procesin e largimit të disa lojtarëve që nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ri.

Dy emrat e radhës që pritet të largohen nga kuqezinjtë janë Yacine Adli dhe Noah Okafor, transmeton ORAinfo.

Adli nuk ka arritur të bindë plotësisht me paraqitjet e tij, ndërsa Okafor, pavarësisht disa golave të rëndësishëm, nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari në formacionin e Milanit.

Të dy lojtarët kanë oferta nga klube të ndryshme dhe largimi i tyre pritet të finalizohet gjatë javëve në vijim, teksa drejtuesit e Milanit po punojnë për të përforcuar skuadrën me lojtarë që përshtaten më shumë me idetë e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri . /ORAinfo/