Sllovenia miraton ligjin për eutanazinë, vdekjen e asistuar

Slovenia miratoi një ligj që lejon vdekjen e asistuar, duke u bashkuar me një numër në rritje vendesh që i japin të rriturve me sëmundje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre nëse përballen me vuajtje të padurueshme dhe pa shpresë për përmirësim. Australia, Kanada, Holanda dhe Belgjika janë disa nga vendet [...]Read More...

Sllovenia miraton ligjin për eutanazinë, vdekjen e asistuar

Slovenia miratoi një ligj që lejon vdekjen e asistuar, duke u bashkuar me një numër në rritje vendesh që i japin të rriturve me sëmundje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre nëse përballen me vuajtje të padurueshme dhe pa shpresë për përmirësim.

Australia, Kanada, Holanda dhe Belgjika janë disa nga vendet që lejojnë vdekjen e asistuar, si dhe disa shtete të SHBA-së. Muajin e kaluar, parlamenti i Britanisë votoi për legalizimin e vdekjes së asistuar, megjithatë ligji duhet ende të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit.

Ligjvënësit e Sllovenisë miratuan projektligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime. Legjislacioni pason një referendum konsultativ të vitit të kaluar, në të cilin 55% e votuesve kërkuan një ligj të tillë.

Mundësitë e trajtimit duhet të jenë shteruar, dhe e drejta për vdekjen e asistuar nuk do të jetë e disponueshme në rast të vuajtjeve të padurueshme nga sëmundje mendore. / abcnews.al