Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Sllupçan është paralajmëruar një marsh protestues për të premten, më 2 tetor, në orën 18:00, në sheshin “Dëshmori i Kombit Beqir Sadiku”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas Këshillit Organizativ, marshi lidhet me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Organizatorët e paraqesin tubimin si jopartiak dhe kanë ftuar partitë politike shqiptare, familjet e dëshmorëve, veteranët, studentët, intelektualët, shoqërinë civile dhe qytetarët që t’i bashkohen.
Në thirrje theksohet se protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet respektimi i rendit publik.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



