Sociologia Ademi: Pushimi i lehonisë për dy prindërit ndihmesë e madhe edhe për fëmijët

Sociologia Makfire Ademi ka komentuar mbi pushimin e lehonisë në Kosovë, duke theksuar se aktualisht vetëm nëna ka të drejtën për pushimin e lehonisë deri në një vit, ndërsa baballarët nuk përfshihen në këtë mundësi. ‘’Sipas ligjit të punës në Kosovë pushimin e lehonisë nuk janë të përfshirë dy prindërit, por vetëm nëna gëzon të

Sociologia Ademi: Pushimi i lehonisë për dy prindërit ndihmesë e madhe edhe për fëmijët


Sociologia Makfire Ademi ka komentuar mbi pushimin e lehonisë në Kosovë, duke theksuar se aktualisht vetëm nëna ka të drejtën për pushimin e lehonisë deri në një vit, ndërsa baballarët nuk përfshihen në këtë mundësi.

‘’Sipas ligjit të punës në Kosovë pushimin e lehonisë nuk janë të përfshirë dy prindërit, por vetëm nëna gëzon të drejtën e këtij pushimi deri në një vit’’, tha Ademi për FrontOnline.

Ajo ka shtuar se, ndonëse premtimet për përfshirjen e të dy prindërve në pushimin e lehonisë janë dhënë gjatë fushatave zgjedhore, ato nuk janë realizuar ende dhe se realizimi i këtij ndryshimi do të ishte një ndihmesë e madhe për kujdesin dhe mirëqenien fillestare të fëmijëve.

‘’Premtimet për përfshirjen e të dy prindërve nuk janë realizuar edhe pse do ishte një ndihmesë e madhe në kujdestarin dhe mirëqenien fillestare për fëmijët’’, tha Ademi.

Sipas Ademit ndryshimi i ligjit do të ndihmonte në përkrahjen financiare të ekonomive familjare,

‘’Ndryshimi dhe realizimi i këtij ligji do ndihmonte edhe në përkrahjen financiare në ekonomitë familjare’’, përfundoi Ademi.