Papa Leoni XIV nderon Françeskun në Santa Maria Maggiore, një homazh i heshtur dhe simbolik

Pas një vizite të papritur në Shenjtëroren “Nëna e Këshillit të Mirë” në Genazzano, Papa Leoni XIV është ndalur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për t’u lutur privatisht pranë varrit të Papa Françeskut. Në një gjest plot simbolikë dhe përulësi, papa Leone XIV ka vendosur një trëndafil të bardhë për paraardhësin e [...]Read More...

Papa Leoni XIV nderon Françeskun në Santa Maria Maggiore, një homazh i heshtur dhe simbolik

Pas një vizite të papritur në Shenjtëroren “Nëna e Këshillit të Mirë” në Genazzano, Papa Leoni XIV është ndalur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për t’u lutur privatisht pranë varrit të Papa Françeskut.

Në një gjest plot simbolikë dhe përulësi, papa Leone XIV ka vendosur një trëndafil të bardhë për paraardhësin e tij, përpara varrit të Papës argjentinas. Ai gjithashtu eshte lutur përpara ikonës së shenjtë Salus Populi Romani, imazh që Françesku nderonte me përkushtim, duke u lutur përpara dhe pas çdo udhëtimi të tij apostolik.

Ky veprim shihet si një kalim simbolik i stafetës shpirtërore, nën mbrojtjen e Zojës së Bekuar, që për Papa Françeskun kishte një rëndësi të veçantë gjatë gjithë papatit të tij. Një homazh i heshtur, por me domethënie të thellë, nga pasardhësi i tij, në vazhdimësi të një tradite përulësie dhe përkushtimi ndaj popullit dhe Kishës.