Sot 8 Marsi, në Prishtinë do të marshohet për të drejtat e grave
‘MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. “8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë

‘MARShojmë S’festojmë’ sot do të mbajë marshin tradicional më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Marshi do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale, dhe ideologjitë që cilësojnë disa trup-mendje si “të sëmura/paafta””, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist që organizon marshin.
“Ky marsh, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë që shënohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave.
Dita Ndërkombëtare e Gruas i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunës dhe abuzimit ndaj grave.