Sot mbahet seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen sërish, për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë. Seanca është njoftuar të fillojë në ora 11:00. Kjo është hera e parë që seanca shtyhet për 24 orë, e jo si zakonisht për 48. Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit. Rëndom

Sot mbahet seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen sërish, për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 11:00.

Kjo është hera e parë që seanca shtyhet për 24 orë, e jo si zakonisht për 48.

Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit.

Rëndom si në seancat paraprake, LVV-ja po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, teksa opozita po e kundërshton këtë.

Kujtojmë se dje, presidentja Vjosa Osmani mblodhi në një takim përfaqësuesit e partive politike, por për të biseduar mbi zgjedhjet lokale dhe jo ngërçin politik.