Sot tentativa e 28-të për ta konstituuar Kuvendin

Sot, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për tentativën e 28-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të. Seanca e së enjtes nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin

Sot tentativa e 28-të për ta konstituuar Kuvendin

Sot, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për tentativën e 28-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të.

Seanca e së enjtes nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin e të gjithë deputetëve që të pushojnë sot, për festën e Kurban Bajramit.