SPAK jep pretencën për dosjen “5D”, sa vite burg kërkohet për të akuzuarit
SPAK ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “5D”, ku kërkohet 11 vite burg për Redi Mollën dhe 9 vite burg për Mariglen Qaton. Ndërkaq për të akuzuarit e tjerë, Taulant Tusha kërkohet 4 vite burg, Enton Punavija 3 vite burg, Julian Zanaj 3 vite burg, Albano Janku 2 vite burg dhe Nestor […]
SPAK ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “5D”, ku kërkohet 11 vite burg për Redi Mollën dhe 9 vite burg për Mariglen Qaton.
Ndërkaq për të akuzuarit e tjerë, Taulant Tusha kërkohet 4 vite burg, Enton Punavija 3 vite burg, Julian Zanaj 3 vite burg, Albano Janku 2 vite burg dhe Nestor Muhametllari 7 vite burg.
Molla, Qato dhe Tushe kanë edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Kujtojmë që sipas SPAK i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”.
Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

