Spanja nën flakë/ 1900 ushtarë në luftë me zjarret, 20 vatra të mëdha në gjithë vendin
Spanja nuk gjen qetësi nga zjarret. Këtë të hënë zjarrfikësit po përballen me 20 vatra të mëdha në të gjithë vendin, nga të cilat 12 janë vetëim rreth qytetit të Ourense në Galici. Zjarret kanë djegur 158,000 hektarë deri më tani këtë vit dhe katër zjarrfikës kanë humbur jetën, një prej tyre në luftë me [...]Read More...

Spanja nuk gjen qetësi nga zjarret. Këtë të hënë zjarrfikësit po përballen me 20 vatra të mëdha në të gjithë vendin, nga të cilat 12 janë vetëim rreth qytetit të Ourense në Galici.
Zjarret kanë djegur 158,000 hektarë deri më tani këtë vit dhe katër zjarrfikës kanë humbur jetën, një prej tyre në luftë me flakët ditën e diel.
Për të luftuar zjarret që po shkatërrojnë pyjet në rajonin e Galicisë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se 500 ushtarë shtesë do të dalin në terren, duke e ccuar numrin total në 1900.
Ndërkohë një pjesë e rrugës së famshme të pelegrinazhit Camino de Santiago u mbyll të hënën, ndërsa zjarri u përhap në shpatet jugore të vargmalit Picos de Europa.
Për të shuar zjarret Madridi zyrtar ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi Europian për mbrojtjen civile dhe Franca dhe Italia janë tashmë duke ndihmuar autoritetet spanjolle, teksa pritet ndihmë edhe nga Holanda.
Në Portugalinë fqinje, ku gjithashtu po vazhdon lufta me zjarret, një zjarrfikës humbi jetën në një aksident dhe dy të tjerë u plagosën. Në vitin 2025, EFFIS zjarret në Portugali kanë djegur rreth 216,000 hektarë tokë. Vendi kaloi një fundjavë të nxehtë, por temperaturat pritet të bien ditët në vijim.
Europa është përballur këtë verë me zjarre të mëdha që kanë shkatërruar pyjet dhe kanë lënë dhjetëra viktima. Nga Franca, në Portugai, Spanjë, Ballkan e Turqi, këto muaj kanë qenë përvëlues për kontinentin. / abcnews.al /