St. Gallen shqyrton bashkimin e policisë së qytetit me atë kantonale
Autoritetet në St. Gallen kanë filluar një proces për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë, madje edhe bashkimit, ndërmjet Policisë së Qytetit dhe Policisë Kantonale, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Sipas Kancelarisë së Shtetit të St. Gallen, po zhvillohen zgjidhje konkrete për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin në përmbushjen e detyrave të përbashkëta të […] The post St. Gallen shqyrton bashkimin e policisë së qytetit me atë kantonale appeared first on Albinfo.

Autoritetet në St. Gallen kanë filluar një proces për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë, madje edhe bashkimit, ndërmjet Policisë së Qytetit dhe Policisë Kantonale, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas Kancelarisë së Shtetit të St. Gallen, po zhvillohen zgjidhje konkrete për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin në përmbushjen e detyrave të përbashkëta të dy forcave. Rezultatet e para pritet të publikohen në pranverën e vitit 2026, ndërsa përfundimet do të përfshihen në raportin e efektivitetit të vitit 2028 për barazimin fiskal kantonal.
Kjo çështje ka qenë shpesh në agjendën politike. Në gusht 2024, qeveritë e qytetit dhe kantonit u pajtuan për një projekt të përbashkët vlerësimi, ndërkohë që Këshilli Kantonal i ka kërkuar ekzekutivit të shqyrtojë mundësitë për sinergji midis dy strukturave, transmeton albinfo.ch.
The post St. Gallen shqyrton bashkimin e policisë së qytetit me atë kantonale appeared first on Albinfo.