Standardet e dyfishta të moralit ndërkombëtar në hijen e Gazës

Një analizë kritike e politikave perëndimore ngre pyetjen: si do të reagonte bota nëse një vend si Kina apo India do të zhvillonte luftë ndaj një enklave duke shkaktuar mbi 60,000 viktima civile, shumë prej tyre fëmijë, dhe do të përdorte urinë si armë lufte? Ndryshe nga standardet që vendos ndaj vendeve të tjera, Perëndimi [...]Read More...

Standardet e dyfishta të moralit ndërkombëtar në hijen e Gazës

Një analizë kritike e politikave perëndimore ngre pyetjen: si do të reagonte bota nëse një vend si Kina apo India do të zhvillonte luftë ndaj një enklave duke shkaktuar mbi 60,000 viktima civile, shumë prej tyre fëmijë, dhe do të përdorte urinë si armë lufte? Ndryshe nga standardet që vendos ndaj vendeve të tjera, Perëndimi vijon të mbështesë Izraelin politikisht dhe ushtarakisht, pavarësisht shkatërrimit të përmasave ekstreme në Gaza.

Politika izraelite pas 7 tetorit shihet si ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë palestineze, përtej qëllimit legjitim për të neutralizuar Hamasin. Ndërkohë, kryeministri Netanyahu akuzohet për përdorimin e luftës për të shpëtuar karrierën e tij politike dhe për të kënaqur ekstremistët brenda koalicionit të tij qeveritar.

Ndërkombëtarisht, ka pasur vetëm reagime simbolike si njohja e shtetit palestinez nga disa liderë perëndimorë, ndërsa ndihma humanitare për Gazën mbetet minimale. Edhe pse Donald Trump më në fund pranoi se në Gaza ka “uri reale”, presioni ndaj Izraelit është ende i pamjaftueshëm për të ndalur luftën.

Kritika për Perëndimin është e ashpër: mungesa e qëndrueshmërisë morale, hipokrizia në raport me konfliktet në vende të ndryshme dhe perceptimi në Jugun Global se reagimet ndërkombëtare ndikohen nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave.

Autori përfundon se Gaza përbën një katastrofë të përmasave të papara në dekada, ndërsa Perëndimi vazhdon të “shtrëngojë duart” pa marrë masa të vërteta për ta ndalur.