Studentëve u ndryshon ushqimi i subvencionuar? MASH po shqyrton kuponë në vend të parave

Studentëve u ndryshon ushqimi i subvencionuar? MASH po shqyrton kuponë në vend të parave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndryshimin e mënyrës së subvencionimit të ushqimit studentor.

Ministrja Vesna Janevska deklaroi në “Win Win” në Telma se, sipas metodologjisë aktuale dhe inflacionit, subvencioni duhet të rritet për rreth 7 denarë, duke arritur në 147 denarë për vakt.

Por MASH po analizon një model tjetër: në vend të parave, studentët mund të marrin kuponë/vauçerë për ushqim, të cilët do të përdoren në restorante të caktuara.

Sipas Janevskës, modele të tilla ekzistojnë edhe në vendet e rajonit. Ajo sqaroi se bëhet fjalë ende për një ide që po analizohet, dhe jo për një vendim të miratuar.

Nëse miratohet, studentët nuk do ta marrin më drejtpërdrejt subvencionin në para, por do të kenë mundësi të zgjedhin ushqimin në restorantet e përfshira në sistem.

The post Studentëve u ndryshon ushqimi i subvencionuar? MASH po shqyrton kuponë në vend të parave appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.