Stuhitë në Shqipëri: Anulohen disa fluturime
Gjatë ditës së sotme, reshje të dendura shiu kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë, teksa Durrësi dhe Vlora ishin në gjendje më të rëndë. Situata me motin ka pamundësuar uljen e dy aeroplanëve në Aeroportin “Nënë Tereza”, teksa janë anuluar edhe disa fluturime pasi është pamundësuar operimi normal i fluturimeve, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, Policia e […] The post Stuhitë në Shqipëri: Anulohen disa fluturime appeared first on Albinfo.

Gjatë ditës së sotme, reshje të dendura shiu kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë, teksa Durrësi dhe Vlora ishin në gjendje më të rëndë.
Situata me motin ka pamundësuar uljen e dy aeroplanëve në Aeroportin “Nënë Tereza”, teksa janë anuluar edhe disa fluturime pasi është pamundësuar operimi normal i fluturimeve, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
“Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
The post Stuhitë në Shqipëri: Anulohen disa fluturime appeared first on Albinfo.