“Sulm Iranit, pa Kongresin”/ SHBA, Senati i jep fuqi presidentit. Bie rezoluta e demokratëve
Senati Amerikan i kontrolluar nga republikanët hodhi poshtë një propozim demokrat për të parandaluar Presidentin Donald Trump nga urdhërimi i ndërhyrjeve të reja ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. Vendimi, me një votë 53-47, hodhi poshtë një rezolutë mbi fuqitë e presidentit në luftë, që u përdorën nga Trump dhe që zakonisht do të [...]Read More...

Senati Amerikan i kontrolluar nga republikanët hodhi poshtë një propozim demokrat për të parandaluar Presidentin Donald Trump nga urdhërimi i ndërhyrjeve të reja ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
Vendimi, me një votë 53-47, hodhi poshtë një rezolutë mbi fuqitë e presidentit në luftë, që u përdorën nga Trump dhe që zakonisht do të kishin kërkuar miratimin e Kongresit.
Senatori demokrat Tim Kaine, që propozoi rezolutën, është përpjekur për vite me radhë të riafirmojë fuqinë e Kongresit për të shpallur luftë, për t’u respektuar si nga presidentët demokratë ashtu edhe nga ata republikanë.
Kaine tha se përpjekja e tij kishte për qëllim të theksonte se Kushtetuta amerikane i jep Kongresit, jo presidentit, të drejtën për të shpallur luftë, dhe të kërkonte që çdo sulm kundër Iranit të autorizohet në mënyrë të qartë, qoftë me një deklaratë lufte ose me një autorizim për përdorimin e forcës ushtarake, nga qeveria federale.
Shumica republikanëve se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm që kërkonte veprime vendimtare nga Trump dhe ata mbështetën vendimin e tij për të bombarduar tre centrale bërthamore.
Mirëpo demokratët hedhin dyshime mbi këtë justifikim, duke argumentuar se presidenti duhet të kishte shkuar fillimisht në Kongres.
Anëtarët e Kongresit po bëjnë presion për t’u informuar rreth bombardimeve që Shtetet e Bashkuara nisën fundjavën e kaluar në Iran, si dhe rreth fatit të rezervave të uraniumit të pasuruar të Republikës Islamike.