Sulm me thikë në Gjermani/ Plagosen dy persona, Policia qëllon për vdekje agresoren

GJERMANI- Një grua 30-vjeçare theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, ndërsa policia gjermane e qëlloi për vdekje. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës. Gruaja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse gjendja e të plagosurve ende nuk dihet, raporton welt. Motivi i sulmit [...]Read More...

Sulm me thikë në Gjermani/ Plagosen dy persona, Policia qëllon për vdekje agresoren

GJERMANI- Një grua 30-vjeçare theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, ndërsa policia gjermane e qëlloi për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës. Gruaja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse gjendja e të plagosurve ende nuk dihet, raporton welt.

Motivi i sulmit për momentin mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet se gruaja kishte probleme me shëndetin mendor. Fillimisht, ajo goditi me thikë një burrë në zonën e Westendstraße, dhe pak më pas plagosi edhe një grua në Schwanthalerhöhe.

Disa policë fillimisht tentuan ta arrestonin, por ajo vazhdoi të kërcënonte me thikë dhe në këto rrethana agresorja u qëllua për vdekje.