Sulm në qendër të Amsterdamit: Pesë të plagosur, autori arrestohet

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në sheshin “Dam” të Amsterdamit, ku një person ende i paidentifikuar ka sulmuar kalimtarët, duke lënë të plagosur pesë persona. Forcat e policisë ndërhynë me shpejtësi dhe arrestuan autorin e sulmit, ndërsa motivet e tij mbeten ende të paqarta. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë kaotike, me qytetarë […] The post Sulm në qendër të Amsterdamit: Pesë të plagosur, autori arrestohet appeared first on Albinfo.

Sulm në qendër të Amsterdamit: Pesë të plagosur, autori arrestohet

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në sheshin “Dam” të Amsterdamit, ku një person ende i paidentifikuar ka sulmuar kalimtarët, duke lënë të plagosur pesë persona.

Forcat e policisë ndërhynë me shpejtësi dhe arrestuan autorin e sulmit, ndërsa motivet e tij mbeten ende të paqarta. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë kaotike, me qytetarë të shqetësuar, forca të shumta policore dhe ekipe emergjence që mbërritën menjëherë, përfshirë ambulanca dhe një helikopter mjekësor, përcjell albinfo.ch.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për shkak të hetimeve në terren.

 

 

The post Sulm në qendër të Amsterdamit: Pesë të plagosur, autori arrestohet appeared first on Albinfo.