Sulmet e SHBA, shefi i IAEA: Centrifugat në centralin bërthamor në Fordow nuk janë më funksionale
Centrifugat në uzinën bërthamore Fordow në Iran “nuk janë më funksionale” pas sulmeve të SHBA-së. Kështu u shpreh Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Grossi tha se ekipi i tij mund të nxjerrë përfundime mbi pasojat e bombardimeve gjatë fundjavës, në bazë të imazheve satelitore. “Duke pasur parasysh fuqinë [...]Read More...

Centrifugat në uzinën bërthamore Fordow në Iran “nuk janë më funksionale” pas sulmeve të SHBA-së. Kështu u shpreh Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Grossi tha se ekipi i tij mund të nxjerrë përfundime mbi pasojat e bombardimeve gjatë fundjavës, në bazë të imazheve satelitore.
“Duke pasur parasysh fuqinë e këtyre bombave dhe karakteristikat teknike të centrifugave, ne e dimë se ato nuk janë më funksionale, thjesht për shkak të dridhjeve, të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme fizike”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor për radiostacionin francez Radio France Internationale.
“E njoh shumë mirë uzinën, është një rrjet tunelesh me lloje të ndryshme aktivitetesh. Ajo që pamë në fotografi korrespondon pak a shumë me sallën e pasurimit, kjo është ajo që është goditur.”, shtoi ai.
Më herët,Irani miratoi një projektligj për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Kjo erdhi pasi Grossi tha se kthimi i inspektorëve në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ishte “prioriteti i tij kryesor”./abcnews.al