Sulmi me dy viktima/ Zv.presidenti amerikan: Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Minneapolis

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance thotë se Shtëpia e Bardhë po e monitoron situatën në Minneapolis. Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në X, duke bërë thirrje për lutje për viktimat e këtij sulmi. “Ne jemi duke e monitoruar situatën në Minneapolis. Bashkohuni në lutjet për viktimat”, ka shkruar Vance. Një sulmues i armatosur [...]Read More...

Sulmi me dy viktima/ Zv.presidenti amerikan: Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Minneapolis

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance thotë se Shtëpia e Bardhë po e monitoron situatën në Minneapolis.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në X, duke bërë thirrje për lutje për viktimat e këtij sulmi.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën në Minneapolis. Bashkohuni në lutjet për viktimat”, ka shkruar Vance.

Një sulmues i armatosur hapi zjarr gjatë një meshe mëngjesin e së mërkurës në një shkollë katolike në Mineapolis, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 17 të tjerë, thanë zyrtarët.

Sulmuesi më pas ka vrarë veten.

Shefi i policisë në Mineapolis, Brian O’Hara, tha se sulmuesi  ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë. Ai iu afrua pjesës së kishës dhe nisi të qëllojë nga dritaret drejt fëmijëve që ishin ulur në meshë, në shkollën katolike.