Sulmi në spital, Izraeli: Lideri suprem i Iranit nuk duhet të ekzistojë më
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk mund të lejohet të “vazhdojë të ekzistojë”, tha sot Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, pasi një spital izraelit u godit nga një raketë iraniane. Duke folur me gazetarët në qytetin qendror të Holonit, i cili u shënjestrua gjithashtu nga Irani gjatë natës, Katz e krahasoi [...]Read More...

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk mund të lejohet të “vazhdojë të ekzistojë”, tha sot Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, pasi një spital izraelit u godit nga një raketë iraniane.
Duke folur me gazetarët në qytetin qendror të Holonit, i cili u shënjestrua gjithashtu nga Irani gjatë natës, Katz e krahasoi Khamenein me diktatorin gjerman Adolf Hitler, shkruan CNN.
“Një diktator si Khamenei, i cili drejton një shtet si Irani, i cili i ka vënë vetes qëllimin të shkatërrojë shtetin e Izraelit… ai nuk mund të vazhdojë të ekzistojë më”, tha Katz.
“Khamenei është Hitleri modern”, shtoi ai.
Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmin ndaj Qendrës Mjekësore Soroka , për të cilën Irani tha se kishte në shënjestër një qendër komande dhe kontrolli aty pranë.
Izraeli tha se sulmoi Iranin javën e kaluar për të parandaluar kundërshtarin e tij të ndërtonte një armë bërthamore. Por komenti i Katz është i fundit në një seri deklaratash nga udhëheqësit izraelitë që sinjalizojnë se qëllimet e fushatës së Izraelit mund të mos ndalen këtu./abcnews.al