Sulmi vdekjeprurës në SHBA, Donald Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmështizë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një shpallje presidenciale për të nderuar viktimat e të shtënave tragjike në një shkollë në Minneapolis. Trump e përshkroi ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune” dhe urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmështizë. Urdhri përfshin gjithashtu ambasadat [...]Read More...

Sulmi vdekjeprurës në SHBA, Donald Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmështizë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një shpallje presidenciale për të nderuar viktimat e të shtënave tragjike në një shkollë në Minneapolis.

Trump e përshkroi ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune” dhe urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmështizë.

Urdhri përfshin gjithashtu ambasadat amerikane, bazat ushtarake dhe anijet e flotës detare.

Sipas shpalljes zyrtare, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtize deri në perëndimin e diellit më 31 gusht 2025.

Sipas raportimeve, dy fëmijë, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë vrarë dhe 17 persona të tjerë janë plagosur. Shefi i policisë, Brian O’Hara, thotë se ata u qëlluan ndërsa “ishin ulur në stolat e Meshës” në Shkollën Katolike Annunciation.