Surpriza e parë e Modric si kuqezi: Një gjest që i rrëmbeu zemrat të gjithëve

Luka Modric ka nisur aventurën e tij te AC Milan jo vetëm me shumë pritshmëri në fushën e lojës, por edhe me një gjest të veçantë jashtë saj që ka prekur zemrat e tifozëve. Gjatë ditës së tij të parë si lojtar i kuqezinjve, Modric vizitoi muzeun e klubit në “Casa Milan”, ku ndodhi një […]

Surpriza e parë e Modric si kuqezi: Një gjest që i rrëmbeu zemrat të gjithëve

Luka Modric ka nisur aventurën e tij te AC Milan jo vetëm me shumë pritshmëri në fushën e lojës, por edhe me një gjest të veçantë jashtë saj që ka prekur zemrat e tifozëve.

Gjatë ditës së tij të parë si lojtar i kuqezinjve, Modric vizitoi muzeun e klubit në “Casa Milan”, ku ndodhi një moment mjaft emocional: një tifoz i ri, i quajtur Gregory, ndodhej me sy të lidhur përballë dhomës së trofeve, pa ditur se çfarë surprize e priste. Ishte vetë mesfushori kroat ai që ia hoqi lidhësen e syve – për të zbuluar veten, transmeton ORAinfo.

Gregory, që kishte vetëm katër ditë nga ditëlindja e tij, mbeti pa fjalë nga emocionet. Ai shprehu dëshirën për të marrë një autograf, të cilin Modric e firmosi me buzëqeshje dhe përzemërsi, duke e shoqëruar me përqafime dhe urime për ditëlindjen që po afron.

Ky moment i kapur nga kamerat dhe i publikuar nga kanalet zyrtare të klubit është bërë viral në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë anën njerëzore dhe të përulur të një prej futbollistëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij.

Një fillim emocionues për Luka Modric te Milan – jo vetëm si transferim i madh sportiv, por edhe si një shembull i vërtetë i frymës së futbollit. /ORAinfo/