Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua me homologun kroat, Davor Božinović. Takimi u mbajt në Kroaci, atje ku po mbahet Ministeriali i Forumit të Salzburgut. Gjatë takimit, Sveçla thotë se biseduan për situatën e sigurisë, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për

Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua me homologun kroat, Davor Božinović.

Takimi u mbajt në Kroaci, atje ku po mbahet Ministeriali i Forumit të Salzburgut.

Gjatë takimit, Sveçla thotë se biseduan për situatën e sigurisë, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon” deklaroi Sveçla.