Swatch proteston ndaj tarifave të Trump/ Modeli “Po nëse…tarifa?” paraqet numrat tre dhe nëntë në pozicione të ndërruara

Marka e njohur e orëve Swatch ka protestuar në një mënyrë origjinale ndaj tarifave të Trump.Kjo kompani ka lançuar një model me edicion special në një reagim ndaj tarifave ndëshkuese prej 39% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump , kundër Zvicrës. I quajtur modeli “PO NËSE…TARIFA?”, pamja e orës ndryshon pozicionin e numrave tre dhe nëntë në [...]Read More...

Swatch proteston ndaj tarifave të Trump/ Modeli “Po nëse…tarifa?” paraqet numrat tre dhe nëntë në pozicione të ndërruara

Marka e njohur e orëve Swatch ka protestuar në një mënyrë origjinale ndaj tarifave të Trump.Kjo kompani ka lançuar një model me edicion special në një reagim ndaj tarifave ndëshkuese prej 39% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump , kundër Zvicrës.

I quajtur modeli “PO NËSE…TARIFA?”, pamja e orës ndryshon pozicionin e numrave tre dhe nëntë në lidhje me taksën prej 39% të vendosur nga SHBA-ja mbi importet zvicerane muajin e kaluar.

Ky model me edicion të kufizuar  ka dal në treg gjatë së mërkurës  me një çmim shitjeje prej 139 frangash zvicerane  ose (174 dollarë) .

Modeli, i orëve  është i disponueshëm vetëm në Zvicër

Përfaqësues të kompanisë thanë se modeli i veçantë i orëve  ishte menduar si një “provokim pozitiv” për autoritetet dhe një nxitje e fortë për qeverinë zvicerane për të siguruar një marrëveshje më të mirë.

Në momentin që  Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë detyrimet doganore ndaj Zvicrës, ne do të ndalojmë menjëherë shitjen e kësaj ore”, shtuan ata.

Trump njoftoi taksa prej 39% ndaj Zvicrës më 1 gusht, ndër më të lartat e vendosura nga presidenti në nivel global.

Masat shkaktuan pakënaqësi nga autoritetet zvicerane dhe bizneset vendase, të cilat kishin pritur një normë në përputhje me 10% deri në 15% të aplikuar për partnerë të tjerë të mëdhenj tregtarë si  Bashkimi Evropian dhe  Mbretëria e Bashkuar.

Prodhuesit zviceranë të orëve dhe industria e luksit në përgjithësi janë goditur veçanërisht rëndë nga detyrimet, duke pasur parasysh varësinë e tyre të madhe nga konsumatorët amerikanë.

SHBA-ja ishte tregu më i madh jashtë shtetit për orët zvicerane në vitin 2024, me eksporte që arrinin në total 4.37 miliardë franga,  sipas  Federatës së Industrisë Zvicerane të Orëve.

Edicioni i kufizuar shënon një shtesë në koleksionin “ÇFARË NËSE…” të kompanisë, i cili zakonisht përmban modele shumëngjyrëshe që shiten me pakicë për rreth 100 franga.

/ abcnews.al /