Swisscom planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë Zvicrës
Raporti përmend 1,000 deri në 1,400 punonjës që do të punësohen në Holandë dhe në Letoni, në të ardhmen The post Swisscom planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë Zvicrës appeared first on Albinfo.

Swisscom planifikon të zhvendosë më shumë vende pune në Holandë dhe Letoni. Kompania e telekomunikacionit konfirmoi një raport nga CH Media për agjencinë e lajmeve AWP.
Disa detyra të zhvillimit të IT do të zhvendosen në Roterdam dhe Riga, trasnmeton albinfo.ch. Arsyeja e dhënë nga kompania është optimizimi i kostos.
Swisscom nuk ka zbuluar se sa pozicione janë të përfshira, pasi plane më të sakta nuk janë aktualisht të disponueshme. Raporti i CH Media përmend 1,000 deri në 1,400 punonjës që do të punësohen në të dy vendet në të ardhmen, shkruan srf.ch. Aktualisht, ka afërsisht 600 dhe 800 punonjës, në dy vendet përkatëse.
Swisscom nuk ka komentuar mbi këto shifra.
Kur Swisscom kishte hapur degët e veta në Roterdam dhe Riga në vitin 2019 dhe 2020, kompania kishte theksuar se hapjet e këtyre vendeve të punës “nuk do të vinin në kurriz të vendeve të punës në Zvicër”. Ndërkohë, kompania duket se ka ndryshuar mendje.
Tani ajo e justifikon zhvendosjen e pozicioneve me “optimizim të vazhdueshëm të kostos”. Ajo gjithashtu thekson nevojën për të tërhequr specialistë të përshtatshëm.
The post Swisscom planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë Zvicrës appeared first on Albinfo.