Tajlanda paralajmëron: Përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë

Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai ka paralajmëruar se përplasjet mes vendit të tij dhe Kamboxhias, mund të përshkallëzohen në luftë. Ai ka thënë se në luftime tashmë po përdoren armë të rënda dhe përleshjet janë përhapur në 12 zona përgjatë kufirit, transmeton albinfo.ch Tajlanda ka akuzuar forcat e Kamboxhias se kanë qëlluar drejt […] The post Tajlanda paralajmëron: Përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë appeared first on Albinfo.

Tajlanda paralajmëron: Përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë

Kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai ka paralajmëruar se përplasjet mes vendit të tij dhe Kamboxhias, mund të përshkallëzohen në luftë.

Ai ka thënë se në luftime tashmë po përdoren armë të rënda dhe përleshjet janë përhapur në 12 zona përgjatë kufirit, transmeton albinfo.ch

Tajlanda ka akuzuar forcat e Kamboxhias se kanë qëlluar drejt zonave të banuara teksa ky vend e ka akuzuar Tajlandën për përdorim të bombave kasetore, të cilat janë të ndaluara në pjesën më të madhe të botës për shkak të rrezikut që paraqesin për civilët.

Ministria e Brendshme e Tajlandës ka bërë të ditur se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona. Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.

The post Tajlanda paralajmëron: Përplasjet me Kamboxhian mund të përshkallëzojnë në luftë appeared first on Albinfo.