Takimi me Kurtin, Hamza: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurtin.
Hamza, për media, ka ripërsëritur kërkesën e PDK’së për aprovimin e ligjit për specialen në dy leximet, ‘’aprovimin final’’ të tij, përcjell Gazeta Express.
‘’Vazhdimisht po e them kërkesa e PDK’së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit, pastaj PDK është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës me bisedu me gjet zgjidhjen për presidentin dhe me i dhanë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshjen, nuk e di a do të ndodh marrëveshja, por përndryshe kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK’në, ligji kalon nevojat përtej PDK’së, dhe ka të bëjë me një çështje tjetër’’, ka deklaruar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



