Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë homologun francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për situatën në Ukrainë dhe mundësinë e një zgjidhje. E gjatë konferencës së tyre të përbashkët me gazetarë, Macron u përpoq të korrigjonte homologun amerikan lidhur me natyrën e mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke ia ndërprerë [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë homologun francez Emmanuel Macron, me të cilin diskutoi për situatën në Ukrainë dhe mundësinë e një zgjidhje.
E gjatë konferencës së tyre të përbashkët me gazetarë, Macron u përpoq të korrigjonte homologun amerikan lidhur me natyrën e mbështetjes evropiane për Ukrainën, duke ia ndërprerë fjalën Trumpit ndërsa fliste për të vënë në dukje se po i deklaronte gabim faktet.
Derisa Trump iu drejtua gazetarëve duke thënë se Evropa po i jep hua paratë Ukrainës, ishte i menjëhershëm reagimi i presidentit francez.
“Jo, në fakt, për të qenë i sinqertë, ne kemi paguar. Ne kemi paguar 60 për qind të përpjekjes totale. Ishte si SHBA, hua, garanci e grante”.
“Ne kemi 230 miliardë dollarë asete të ngrira në Evropë, asete ruse. Por ky nuk është kolateral i një kredie, sepse nuk është pronë e jona. Kështu që ato janë të ngrira”.
E Trump refuzoi të ndërhynte duke iu drejtuar mediave: “Nëse e besoni këtë, është në rregull. Ata i marrin paratë e tyre, kurse unë jo. Por tani do ta bëjmë”.