Taksitë vetë-drejtuese testohen në Cyrih për të mbështetur transportin publik
Në katër komuna të Cyrihut ka nisur një projekt pilot për testimin e taksive vetë-drejtuese, me qëllim mbështetjen e transportit publik në zonat ku ai nuk është fitimprurës. Projekti është realizuar nga Swiss Transit Lab në bashkëpunim me Kantonin e Cyrihut dhe SBB, shkruan SRF. Automjetet, të pajisura me teknologjinë autonome të kompanisë kineze WeRide […] The post Taksitë vetë-drejtuese testohen në Cyrih për të mbështetur transportin publik appeared first on Albinfo.

Në katër komuna të Cyrihut ka nisur një projekt pilot për testimin e taksive vetë-drejtuese, me qëllim mbështetjen e transportit publik në zonat ku ai nuk është fitimprurës. Projekti është realizuar nga Swiss Transit Lab në bashkëpunim me Kantonin e Cyrihut dhe SBB, shkruan SRF.
Automjetet, të pajisura me teknologjinë autonome të kompanisë kineze WeRide dhe bazuar në modele Nissan, do të lëvizin pa shofer sigurie, por do të monitorohen nga distanca. Aktualisht, makinat po familjarizohen me rrugët dhe stilin e vozitjes zvicerane përmes një faze përgatitore pa pasagjerë.
Ndërkohë, avokatët po punojnë për të siguruar mbrojtjen e të dhënave, duke garantuar që asnjë informacion nuk do të transferohet në Kinë. Taksitë pritet të fillojnë transportin e pasagjerëve këtë vjeshtë, duke shënuar një hap të ri në integrimin e teknologjisë autonome në transportin publik zviceran, përcjell albinfo.ch.
The post Taksitë vetë-drejtuese testohen në Cyrih për të mbështetur transportin publik appeared first on Albinfo.