Tare ia arrin qëllimin, këtë javë zbarkon në San Siro super mesfushori
Samuele Ricci është shumë pranë kalimit te Milan, në një marrëveshje që do të përmbyllet për një shumë totale prej 25 milionë eurosh. Mesfushori italian pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave si përforcimi më i ri i skuadrës kuqezi. Ricci ka qenë prej kohësh në radarët e Milanit, që nga periudha kur ai aktivizohej te […]

Samuele Ricci është shumë pranë kalimit te Milan, në një marrëveshje që do të përmbyllet për një shumë totale prej 25 milionë eurosh. Mesfushori italian pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave si përforcimi më i ri i skuadrës kuqezi.
Ricci ka qenë prej kohësh në radarët e Milanit, që nga periudha kur ai aktivizohej te Empoli. Pas spekulimeve të shumta gjatë muajve të fundit, duket se më në fund ka ardhur momenti që 24-vjeçari t’i bashkohet klubit nga “San Siro”.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano e konfirmoi lajmin të shtunën, duke shkruar “Here we go” në rrjetet sociale. Marrëveshja parasheh një pagesë prej 23 milionë eurosh si shumë fikse dhe 2 milionë euro në formë bonusesh, transmeton ORAinfo.
Sipas Gianluca Di Marzios, Ricci do të mbërrijë në Milano të mërkurën, më 2 korrik, dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten, më 3 korrik. Kontrolli do të kryhet fillimisht në kliniken La Madonnina, ndërsa testet fizike do të vijojnë në Qendrën Ambrosiana.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të vijë edhe zyrtarizimi i transferimit, me Riccin që do të nënshkruajë kontratën si lojtari më i ri i Milanit. Ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e skuadrës së re në ndërtim të Massimiliano Allegrit. /ORAinfo/